Kukës/ Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë rreth 20 mijë euro, nën hetim 35-vjeçari

28/06/2023 14:26

Një 35-vjeçar është nën hetim pasi tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë 20 980 euro.

“Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të sezonit turistik 2023, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasin Sh. S”, sipas njoftimit të policisë.

Gjatë kontrollit, në çantën e 35-vjeçarit u  gjetën paratë e padeklaruara.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA