Në kampin e Manzës jetojnë rreth 2500 muxhahedinë, nga 3000 që erdhën në total në Shqipëri. Duhet theksuar se pjesa dërrmuese e tyre, nuk janë përzier dhe nuk ka asnjë indicie për përfshirje në veprimtari të jashtëligjshme.

Shumica e tyre, janë njerëz me histori të trishta që kanë vuajtur dhe janë përndjekur nga regjimi i Iranit. Sipas të dhënave sekrete, janë një bërthamë e vogël, të cilët dyshohen për krime kibernetike dhe veprimtari të tjera të dyshimta.

Sipas një raporti të brendshëm të prodhuar nga strukturat inteligjente ky grupim i përbërë nga rreth 200 persona quhet grupimi “Hardcore”. Ky term identifikues shpjegon sqarimin e asaj që quhet pjesa më aktive e grupit. Ata qëndrojnë në krye të të gjitha veprimtarive, përfshirë drejtimin e kampit apo raportet që krijojnë me grupime, shtete, parti apo organizata.

“Kjo thjesht provon ato info që kishim që brenda këtij kampi që çuditërisht nuk administrohet as nga qeveria shqiptare as nga UNCHR por nga vetë ata, tregon që brenda këtij kampi ka një problematikë në organin e lirive dhe të drejtave të njeriut, aty ka një strukturë paraushtarake e cila mban në kontroll jetën e çdo personi”, tha ish-prokurori Eugen Beci.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 3 karta memorje dhe dokumente të shumta në gjuhën perse të cilat janë duke u kqyrur. Raportohet se këto materiale është tentuar të asgjësohen, njëjtë me dokumentet e djegura që u fiksuan nga pamjet e dronit.

Kontrollet e kërkuara nga SPAK, morën jetë nga një hetim i nisur nga Drejtoria e Antiterrorit pas sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Episode që pasuan me prishjen e raporteve diplomatike dhe dëbimin e stafit të ambasadës. Në dosjen hetimore, sqarohet se sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë ishte hakmarrje për strehimin e MEK. Akoma më keq, dyshhej se grupimi kishte kryer disa sulme të ngjashme ndaj institucioneve të republikës islamike nga kampi i Manzës.

Dyshohet se nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore, si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian. Duke qenë se statusi i qendrimit të organizates “MEK” ne Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK”, citohet në dosjen hetimore.

Pra, ky citim nga dosja qartëson se me goditjen e gjithë sistemeve informatike, Shqipëria vuajti pasojat e një lufte mes udhëheqjes së shtetit të Iranit, dhe opozitës në ekzil që ka objektiv rrëzimin e regjimit të ejatollahëve.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike i ka përcjelle ‘Note Verbale’ Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku ndër të tjera thuhet se sipas inteligjencës së besueshme dhe to dokumentuar e cila është siguruar nga agjencitë e sigurisë të Republikës Islamike Iraniane për tre skuadra terroriste të arrestuara së fundmi, është zbuluar se janë stërvitur në kampit të Organzitës se “MEK” ne Durrës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, është cituar ne dosje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA