Çmenden orkat! Përse balenat po sulmojnë anijet në Gjibraltar

28/06/2023 09:28

Shkencëtarët po vrasin mendjen pse një grup balenash orca dëmtojnë e madje mbysin varkat në Ngushticën e Gjibraltarit.

Persona që janë përballur me këtë situatë rrëfejnë sesi në fillim ishte afruar një balenë e vetme, e cila pastaj u largua për t`u kthyer pak minuta më vonë me një balenë tjetër. Më pas, numri i orkave që rrethuan mjetin lundrues në këtë rast, shkoi në pesë ose gjashtë.

“Sulmuan direkt pjesën e timonit, nuk erdhën rrotull varkës, nuk po tentonin të luanin. U nisën me shpejtësi të plotë drejt pjesës së timonit”, u shpreh njw dwshmitar i quajtur Friedrich Sommer.

Lundruesit e varkave me vela nisën të njoftojnë për sulme episodike të balenave mbi varkat e tyre që ndodheshin në Ngushticën e Gjibraltarit ose përgjatë bregdetit Iberik të Atlantikut, diku nga që prej mesit të korrikut të vitit 2020. Kjo sjellje e paprecedent ishte shfaqur fillimisht tek dy apo tre orka, por tani ato lëvizin në grupe më të mëdha në këtë zonë, i rrethojnë varkat, e kafshojnë lopatat e lundrimit dhe luajnë me to si me një top loje.

Të njohura ndryshe si balena shpatë ose balena vrasëse, orkat bëjnë pjesë në familjen e delfinëve. Ato jetojnë po aq gjatë sa njeriu dhe gjatë kësaj kohe mbajnë kontakt social me grupin e tyre. Disa ekspertë mendojnë se nuk kemi të bëjmë me agresivitet, por me një pritje të re të këtyre balenave, pasi sipas tyre, nëse orkat do të sulmonin vërtet, dëmet do të ishin shumë herë më të mëdha.

Mes shkencëtarëve po diskutohet megjithatë edhe diskutuar teza e një hakmarrje, pasi të kaluarën balenat janë vrarë shpesh nga shigjetat apo fuzhnjat e njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA