Një kriminel nga Florida doli në gjykatë dje dhe sulmoi avokatin e tij, pak para se gjyqtari të shpallte dënimin e tij me vdekje.
Joseph Ziller, 61 vjeç, i cili u shpall fajtor majin e kaluar për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 11-vjeçare dhe kujdestares së saj në vitin 1990, thirri avokatin e tij për t’i komunikuar diçka. Në momentin kur avokati Shirley iu afrua, ai e goditi fort me bërryl në fytyrë. Menjëherë ka qenë ndërhyrja e policëve, të cilët e larguan nga salla e gjyqit.
Sipas videove të publikuara nga mediat amerikane, Shirley nuk pati lëndime nga sulmi dhe u kthye në karrigen e tij. Pak më vonë, ai e siguroi gjyqtarin se po ndihej mirë, duke i thënë se si ish-boksier, ka marrë shumë më tepër goditje në jetën e tij.
Për më shumë se dy dekada, Ziller, 61 vjeç, mbeti i pandëshkuar për abuzimin seksual dhe vrasjen e 11-vjeçares Robin Cornell dhe 32-vjeçares Lisa Storey në vitin 1990. Nëna e 11-vjeçares kishte shkuar në shtëpinë e një miku për një natën dhe i besoi Story-t kujdesin e fëmijëve në banesën e tyre. Kur u kthye të nesërmen, ajo gjeti të vdekur fëmijën dhe dadon e tij. Të dy viktimat ishin sulmuar seksualisht dhe mbytur.
Çështja ishte e ngrirë për më shumë se 20 vjet deri në vitin 2016, kur gjetjet e reja të ADN-së e lidhën Zillerin me krimin e tmerrshëm. Burri i dhunshëm ishte tashmë në paraburgim pasi sulmoi njerkun e tij dhe u akuzua për vrasjen e dyfishtë.
60-year-old Joseph Zieler was convicted in 1990 for the murder of an 11-year-old girl and a woman.
Read more: https://t.co/v0kqLPjOg7 pic.twitter.com/pVCgpHllOU
— WPEC CBS12 News (@CBS12) June 27, 2023
Top Channel