Tentuan të vidhnin një kioskë në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari, nën hetim dy të mitur

27/06/2023 13:44

Një 20-vjeçar është arrestuar ndërsa dy të mitur janë nën hetim pasi tentuan të vidhnin një kiosë në Tiranë.

20-vjeçari F. Sh. ra në pranga nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërsa proceduan në gjendje të lirë njërin nga të miturit 15-vjeçar.

I mituri tjetër, 17 vjeç, është në kërkim,

Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata donin të vidhnin kioskën në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Ndërsa specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan 22-vjeçarin E. H., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan 35-vjeçarin P. U., banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Prokop Mima”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motomjetin e Policisë së Forcës së Posaçme “Shigjeta”. Si pasojë janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë që ndodheshin në motomjet, (drejtuesi A. Ll., dhe pasagjeri E. P.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

A. P., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volvo”.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA