Mbërritja e Prigozhin në Bjellorusi alarmon shtetet baltike! Thirrje për rritjen e sigurisë së NATO-s

27/06/2023 17:27

Ardhja e shefit të mercenarëve, Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi ka ngritur shqetësimin midis shteteve fqinje baltike.

Letonia dhe Lituania kanë bërë thirrje që NATO të forcojë kufijtë e saj lindorë si përgjigje.

Kjo lëvizje duhet të vlerësohet nga një tjetër këndvështrim sigurie. Ne kemi parë aftësitë e atyre mercenarëve“- tha për mediet ministri i jashtëm letonez, Edgars Rinkevics, gjatë një vizite në Paris me zyrtarët baltik.

Ndërkohë, homologu i tij lituanez Gabrielius Landsbergis tha se shpejtësia e avancimit të Wagnerit drejt Moskës gjatë rebelimit të javës së kaluar tregoi se mbrojtja e shteteve baltike duhet të forcohet.

“Kufijtë e vendeve tona janë vetëm qindra kilometra larg nga ai aktivitet, kështu që mund të duhen 8-10 orë për t’u shfaqur papritur diku në Bjellorusi afër Lituanisë”- tha Landsbergis, duke shtuar se: “Po krijon një mjedis më të paqëndrueshëm dhe të paparashikueshëm për rajonin tonë.”

Janë ngritur disa spekulime se grupi Wagner do të krijojë një bazë të re në Bjellorusi. Megjithatë, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko këmbënguli se vendi i tij nuk po ndërton kampe Wagner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA