Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qeveritar për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen (KYSEA) miratohet prokurimi i sistemeve SPIKE-NLOS për nevojat e Forcave të Armatosura.
Takimi u kryesua nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe u vendos që blerja e këtyre raketave ishte e nevojshme për të përmirësuar aftësinë e forcave të armatosura, ndërsa u miratua edhe për ecurinë e programeve të tjera të pajisjeve.
Raketat SPIKE-NLOS janë të drejtuara nga distanca, me një rreze veprimi deri në 35 kilometra. Përfshirja e tyre në arsenalin grek pritet të krijojë një mburojë të padepërtueshme rreth çdo ishulli grek.
Këto raketa mund të përdoren me sukses kundër objektivave në ajër (helikopterë), në det (anije) dhe në tokë (tanke).
Top Channel