50 euro në muaj kush adopton qentë e rrugës, Prishtina merr vendimin
27/06/2023 21:07
Komuna e Prishtinës njofton se me shumicë votash, këshilltarët e kuvendit komunal të Prishtinës miratuan propozim vendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje 1 qen apo më shumë.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se shuma e propozuar është 50 euro në muaj.
“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve“, tha para këshilltarëve komunal kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, ka treguar se cili është qëllimi final i këtij vendimi.
“Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit“.
Pas miratimit, pritet të nisë zbatimi i këtij vendimi.
Top Channel