Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Pukë 23-vjeçari

26/06/2023 15:39
Foto Ilustruese

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Pukës.

S. M., ishte i akuzuar nga  Gjykata e Triestes në Itali, për veprat penale “Emigracioni i paligjshëm” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçari.

“Si rezultat i kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, falë bashkëpunimit me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verdikti”, në kuadër të të cilit, u arrestua provizorisht 23 vjeçar, banues në fshatin Blerim, Fushë Arrëz”, sipas njoftimit të policisë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA