Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly tha të hënën se rebelimi i Grupit Wagner të Rusisë, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, përfaqësonte një “sfidë të paprecedentë” për presidentin rus Vladimir Putin.
“Gënjeshtrat e qeverisë ruse janë ekspozuar nga një prej “kreshnikëve” të vetë Presidentit Putin”- tha Cleverly, duke shtuar se “rebelimi i Prigozhin është një sfidë e paprecedentë për autoritetin e Presidentit Putin dhe është e qartë se po shfaqen çarje në mbështetjen ruse për luftë.”
Gjatë një fjalimi në Dhomën e Komunëve të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly tha se qeveria britanike e konsideroi incidentin “një çështje të brendshme ruse”.
“Dhe sigurisht, udhëheqja e Rusisë është një çështje ekskluzivisht e popullit rus. Por të gjithë duhet të kenë parasysh se një nga të mbrojturit e Putinit e kishte shkatërruar publikisht çështjen e tij për luftën në Ukrainë”, shtoi ai.
Top Channel