Këtë të hënë janë publikuar rezultatet e provimit të fundit që kanë zhvilluar maturantët, ai i lëndës me zgjedhje.
Nga 27389 maturantë që zhvilluan testin e lëndës me zgjedhje, 746 maturantë janë mbetës. Ndërkohë, 153 maturantë janë ekselentë, duke marrë notën maksimale 10.00.
Pasi morën dhe notat e lëndës me zgjedhje, maturantët mund shijojnë pushimet para se të vendosin për arsimin e lartë dhe drejtimin që do të zgjedhin të ndjekin.
Rreth 33 mijë maturantë morën pjesë në provime këtë vit, rreth 3 mijë më pak se vitin e kaluar. Gjatë muajit qershor, maturantët u testuan në njohuritë për gjuhën e huaj, gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë dhe lënda me zgjedhje.
Këtë vit, Ministria e Arsimit njoftoi për rregulla më të rrepta, duke caktuar ambiente më të mëdha për testimet dhe kamera, por sërish tezat u shpërndanë në rrjetet sociale.
Një risi e maturës së këtij vitit është edhe heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, dhe ndryshe nga vitet e mëparshme, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.
Top Channel