Gjykata lë në burg Safet Gjicin/ Arrest shtëpie për vajzën në video, avokatja: Ka fëmijën e mitur

26/06/2023 14:27

GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish kryebashkiakun Safet Gjici si dhe arrest shtëpie për vajzën në video, Alma K.

Avokatja e Almës, Natasha Veliaj ka thënë për mediat se ka kërkuar nga gjykata që t’i hiqes masa e sigurisë por nuk u pranua dhe u la në arrest shtëpie.

Sipas saj, masa duhet t’i hiqej sepse ka një fëmijë të mitur dhe një nënë të sëmurë dhe është e vetmja që punon.

Pritet që sot të ketë një qëndrim nga Safet Gjici, i cili përveç reagimit në rrjetet sociale kur dha dorëheqjen dhe pretendoi se ka rënë në kurth, nuk ka pasur asnjë reagim për video-skandalin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA