Ditën e shtunë ka nisur festivali kombëtar folklorik në Gjirokastër i cili ka mbledhur qindra artistë të muzikës popullore.
Ky festival do zgjasë deri në datën 1 korrik, por për më shumë detaje, ka folur gazetarja e Top Channel në një lidhje direkte me “Wake Up”, e cila ndodhet në Gjirokastër së bashku me gazetarin Bledi Strakosha dhe konsulenten e turizmit Genta Ramadani.
Kristina Fidhi: Gjirokastra është mbushur me vizitorë. Jemi në natën e tretë të festivalit folklorik. Këtë natë do të kemi Dibrën dhe Tiranën, kemi shqiptarët e Kosovës.
Bledi Strakosha: Si këtë herë jo vetëm fakti që ka aktivitete që në pikë të mëngjesit dhe deri në mesnatë, ka një lumë njerëzish që kanë një interes të paparë. Kur shkon drejt skenës së festivalit, shikon të gjitha led ëall-et që janë vënë apo instalacionet holografik 3D të xhubletës dhe vetë ne disa gjëra nuk i dinim. Vetë unë thoja pse xhubleta është e zezë dhe aty mësova për shkak të vdekjes së Skënderbeut nga e kuqe, ajo u bë e zezë për zinë e ndërrimit të jetës së Skënderbeut.
Ne kemi një traditë të jashtëzakonshme dhe këto aktivitete këtë synojnë që të na bëjnë pjesë e një tradite që gjithnjë e më shumë po e harrojmë.
Sipas gazetares Kristina Fidhi pjesëmarrja dhe interesi i të rinjve në këto aktivitete është rritur tepër dhe thekson se hotelet janë të rezervuara të gjitha dhe është e vështirë të gjesh një vend për t’u akomoduar.
Top Channel