Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se është ende shumë shpejt “për të arritur në një konkluzion deçiziv” mbi ndikimet e rebelimit në Rusi këtë fundjavë, por u zotua të qëndrojë i koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët.
“Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë pasojat e ngjarjeve të kësaj fundjave dhe implikimet për Rusinë dhe Ukrainën, por është ende shumë herët për të arritur një përfundim deçiziv se ku po shkon kjo”- tha Biden gjatë një dalje publike nga Shtëpia e Bardhë.
Për udhëheqësin amerikan ishte thelbësore që SHBA të qëndronte ngushtë në linjë me aleatët dhe partnerët, ndërsa vazhdon të monitorojë situatën.
“Rezultati përfundimtar i gjithë kësaj mbetet për t’u parë, por pavarësisht se çfarë do të vijë më pas, unë do të vazhdoj të sigurohem që aleatët dhe partnerët tanë të jenë të lidhur ngushtë në mënyrën se si po lexojmë dhe reagojmë ndaj situatës. Është e rëndësishme që të qëndrojmë plotësisht të koordinuar”- tha ai.
Top Channel