I biri i një fermeri të pasur në Britani që thotë se i ishte premtuar prona e familjes nga i ati, po padit dy motrat e tij për të përfituar të gjithë biznesin prej 5 milionë paundësh.
62 vjeçari Michael Spencer, po zhvillon një betejë të ashpër ligjore me motrat Jane Flower, 65 vjeçe, dhe Penelope Spencer, 63, me pretendimet se ai përfiton të gjithë pronën 200 hektarëshe në Lincolnshire në veri të vendit, pasi ka punuar në të prej moshës së vogël, nganjëherë me pagesë 30-paundë në javë.
Tashmë Michael kërkon të bllokojë urdhrin e ndarjes së pasurisë me të motrat duke thënë se babai John ia kishte lënë atij para se të vdiste.
Dy motrat thonë se babai nuk kishte ndërmend t’i linte gjithçka Michael – i cili ka përfituar deri tani një trashëgimi £2.2 milionë – por kishte vendosur që të përfitonte e gjithë familja.
Ato pretendojnë se Michael ka marrë përfitime të shumta, duke përfshirë pensionin £745,000 në vit dhe asete me vlerë rreth £1.5m – nga biznesi që iu bë thuajse në formë ‘donacioni’.
Gjykatësi i lartë Justice Rajah dëgjoi të thuhej se babai John Spencer, punonte fermën e tij në Lincolnshire prej viteve 1960-të, fillimisht si qiraxhi dhe më pas si zotërues.
Ai kishte trashëguar vetëm 30 hektarë nga i ati në 1975, dhe më pas kishte blerë parcela të vogla në rreth 150 hektarë të tjera nga fermat fqinje si Glebe Farm, Stainby, e Bourne Road, Colsterworth, deri në vitin 1982.
Më pas prej 1983, ai kujdesej për fermën bashkë me të birin, me bijën Penelope dhe bashkëshorten Jean, para se i biri Michael të bëhej aksionet me 95% në vitin 1996.
Michael kishte arritur të fitonte pronësinë e biznesit pas vdekjes së të atit, duke përfshirë para të thata dhe asete të tjera në vlerë rreth 1.5mln paundë.
Por Michael kërkon të gjithë menaxhimin e tokave dhe siç thuhet në testamentin e të atit, prona është vendosur në një trust ku besohet se përfitojnë të gjithë fëmijët dhe nipërit e të ndjerit John.
Në dëshminë e tij Michael insistonte se babai kishte lënë pronën në drejtimin dhe menaxhimin e tij.
“Babai më ka premtuar vazhdimisht se do të isha kreu i fermës dhe unë gjithmonë kam besuar fjalën e tij përfshi dhe për çështjen e trashëgimisë”.
Ai tregonte se nganjëherë punonte për vetëm 30-paudnë në javë por babai i thoshte se kjo nuk ka rëndësi pasi “një ditë ferma do të ishte e tij”.
“Kur kishin ndonjë debat parash ai më thoshte ‘çfarë problemi ke? Ti do të trashëgosh të gjithë këtë kur të kem shkuar unë’”, tha ai nga banka e dëshmitarit.
Por avokatja e motrave të tij Caroline Shea tha se Michael ka përfituar tashmë pjesën e tij dhe po vepron në dëm të anëtarëve të tjerë të familjes.
“Ai ka përfituar gjithçka nga biznesi fermës dhe asetet likuide që arrijnë në £1.5milionë”.
Jane e Penelope thonë se nëse Michael nuk arrin të përfitojë tokën e fermës do të duhet të paguajë qira për përdorimin e saj.
Gjykatësi Rajah tha: “Ky është një konflikt familjar dhe nuk mund të ndalemi në çdo detaj”, ndërsa caktoi dhënien e verdiktit në një datë të mëvonshme.
Top Channel