‘Mashtruesi’ qëndroi 603 ditë në hotelin me pesë yje pa paguar (fotot)

23/06/2023 16:22

Një burrë i akuzuar si mashtrues po hetohet pasi ka qëndruar në një hotel luksi në Indi për gati dy vjet pa paguar.

Ankush Dutta kishte nisur qëndrimin e tij në hotelin me pesë yje Roseate House pranë kryeqytetit Delhi me një rezervim vetëm për një natë më 30 maj 2019.

Por ai zgjati qëndrimin e tij deri më 22 janar 2021, duke akumuluar një faturë prej rreth 5 milionë rupi ($65,000).

Drejtuesit e hotelit që denoncuan Dutta kur kuptuan se faturat nuk po paguheshin, thanë se ai kishte qëndruar me bashkëpunimin e anëtarëve të rinj të stafit të hotelit, të cilët i fshihnin gjurmët.

Në ankesën e tyre në polici, sipas rrjetit vendas Indian Express, drejtuesit akuzonin disa anëtarë të stafit për bashkëpunim në krim, falsifikim dhe vjedhje.

Në ankesë thuhej: “Llogaritë ishin falsifikuar për të fshehur detyrimet që duheshin paguar”.

Hetuesit besojnë se Dutta u jepte rryshfet punonjësve, një prej të cilëve kishte akses në faqen e të gjitha të dhënave të hotelit.

Një zyrtar i policisë tha për mediat: “Sipas rregullave të hotelit, nëse një klient akumulon detyrime prej më shumë se 50,000 rupi ($600) në hotel, stafi duhet të informojë drejtuesit dhe të kërkojë pagesën, por kjo nuk u krye”.

Të dhënat sugjeronin se llogaritë ishin falsifikuar për të bërë të dukej se të ftuar të tjerë të hotelit kishin paguar për Dutta në raste të ndryshme.

I dyshuari kishte paguar disa herë me çeqe prej 1 milion rupi ($11 000), por çeqet ishin refuzuar nga sistemi i pagesave.

Rasti vijon të hetohet nga policia indiane.

FOTO GALERI
1/3
Një burrë i akuzuar si mashtrues po hetohet pasi ka qëndruar në një hotel luksi në Indi për gati dy vjet pa paguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA