Krimet Kibernetike/ Policia: Po vidhen para online, kemi parandaluar mashtrimet kompjuterike

23/06/2023 17:37

Policia e shtetit ka nisur hetimet në lidhje me skemat e mashtrimeve kompjuterike.

Me anë të një njoftimi për shtyp bëhet me dije se, ditën e sotme janë parandaluar disa raste të mashtrimeve kompjuterike, por po punohet për identifikimin e autorëve.

Një mesazh në emër të drejtuesve të Policisë i është dërguar disa qytetarëve përgjatë këtyre ditëve me synimin për të mashtruar persona fizikë dhe juridikë, në këmbim të shumave monetare. Mesazhi në fjalë nxiti reagimin e policisë.

Njoftim për shtyp në lidhje me veprimtarinë kriminale në fushën e krimeve kibernetike, situatë e paraqitur më datë 22.06.2023.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, për sa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.

Puna policore vijon për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:

Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është:

Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected].

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike do të japë më shumë informacion rreth kësaj situate, në ditët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA