Arti mural në Tiranë, Veliaj ndan fotot: Secila vepër arti është ftesë për të gjithë ata që na vizitojnë

22/06/2023 19:14

Arti mural në Tiranë i ka dhënë një pamje të re ndërtesave në kryeqytet duke zëvendësuar fasadat dhe duke i veshur ato me ngjyra dhe imazhe mjaft domethënëse.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë disa foto nga disa lagje të Tiranës, të cilat janë transformuar nga veprat e realizuara nga artistë të njohur pjesë e “Mural Fest Tirana” .

Veliaj shkruan se secila nga veprat e artit është një ftesë për të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë Tiranën.

“Mural ART n’Tiranë! Tirana po zbukurohet nga arti mural në çdo lagje të qytetit, ku secila vepër arti është ftesë për të gjithë që të na vizitojnë. SUPER”, ka shkruar kryebashkiaku.

 

Tashmë prej disa vitesh në kryeqytet zhvillohet “Mural Fest Tirana” e cila është një nismë e Drejtorisē së Dekorit nga Bashkia e Tiranës, kuruar nga Shoqata Kulturore VIZart.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA