Gjarpërinjtë ishin fshehur në çorape e geta grash si pjesë e një operacioni kontrabande në kufirin mes Turqisë e Bullgarisë.
Zyrtarët e pikës doganore në Kapikule kapën 28 gjarpërinjtë pas një denoncimi, në kamionin e të dyshuarit të identifikuar vetëm si I.K., shkruante e përditshmja vendase Daily Sabah.
Kapikule njihet si pika kryesore e trafikut ilegal që hyn në BE nga Turqia, Siria e Irani.
Pas informacioneve të marra autoritetet kontrolluan kamionin e të dyshuarit I.K, duke gjetur kafshët zvarranike në karroceri të fshehura në një çantë rrobash e të mbështjella me geta.
Nga 28 pitonë të gjetur njëri kishte ngordhur, ndërsa autoritetet arrestuan shoferin dhe një pasagjer që ishte me të.
Mediat bullgare raportonin se kamioni vinte nga Gjermania dhe se gjarpërinjtë u dërguan për mbikqyrje veterinare në impjantin turk në Edirne.
Hetime vijojne per zbulimin e origjines dhe trafikut te “kafshve ekzotike”.
Top Channel