Vendoste muzikë të lartë, nën hetim menaxheri i një lokali në Tiranë
21/06/2023 08:26
Menaxheri i një lokali në Tiranë po procedohet penalisht, pasi vendoste muzikë të lartë, duke prishur kështu qetësinë publike.
Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Mine Peza”, policia ka konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, ku nisi procedimi në gjendje të lirë i menaxherit 23-vjeç nga Tirana për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën.
Top Channel