Inside Story/ Luftë që nuk kursen askënd, tritol grave të të fortëve të Vlorës dhe zhdukje mafioze… Fredi Beleri fitoi garën elektorale të 14 majit në Himarë por sot ndodhet në qeli, pasi u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve për blerje votash.
Një politikan i rëndësishëm në lokalitetin e Himarës me lidhje të fuqishme në Athinë që shpesh herë vjen në fokus për pikëpyetjet që rëndojnë ndaj figurës së tij.
Në puntatën e kësaj të mërkure, “Inside Story” do të tregojë me detaje dosjen hetimore se si u ngrit skema e dyshuar për blerje votash. Premtimet e Belerit në këmbim të votës për përfitimet e pensioneve dhe pasaportave greke.
Banorët e fshatrave të Labërisë, tregojnë premtimet për dokumentet greke dhe kërcënimet për tërheqjen e pasaportave.
Rrugëtimi politik i Fredi Belerit deri në triumfin e 14 majit nga qelia. Nga akuzat për masakrën e Peshkëpisë, tek organizimi I tubimeve me thirrje antishqiptare.
Dokumente të papublikuara më parë që tregojnë se si u zhdukën fashikujt me prova autentike për dosjen e masakrës së Peshkëpisë.
Top Channel