SHBA në alarm për Ballkanin Perëndimor, Biden zgjat emergjencën kombëtare!

21/06/2023 09:46

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare të SHBA-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri më 26 qershor të vitit 2024.

Për herë të parë, emergjenca ishte shpallur me urdhër ekzekutiv 26 qershorin e vitit 2001, e është ripërtërirë pas kësaj duke mbërritur deri tek shtyrja e fundit. Shkak i vendimit të Bidenit për ta zgjatur këtë emergjencë përtej fundit të qershorit të këtij viti është bërë situata në rajon.

“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor” dhe gjendja aktuale paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Për këtë arsye kam vendosur se është e nevojshme të vazhdohet emergjenca kombëtare e shpallur me urdhër ekzekutiv lidhur me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në mesazhin e Bidenit për Kongresin amerikan. Vitin e kaluar, shefi i administratës amerikane e kishte zgjeruar fushën e veprimit të kësaj emergjence me argumentin se vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria janë përballur, gjatë dy dekadave të fundit, me korrupsion dhe veprime që pengojnë marrëveshjet e arritura pas luftës.

Pikërisht një ditë më parë ndërkohë, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pohoi se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencialin të shndërrohen në konflikt rajonal”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA