Sezoni turistik ka startuar zyrtarisht në bregdetin e Shëngjinit dhe atë të Tales.
Në të dyja këto zona edhe pse jemi ne mesin e muajt qershor dezinsektimi ende nuk është kryer. Pushues të shumtë të cilët vizitojnë bregdetin e Shëngjinit dhe të Talës shprehen se situata është tejet alarmante sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, e ndërkaq në Shëngjin zona më problematike mbetet ajo e Kune Vainit për shkak të afërsisë me lagunën dhe bimësisë së shumtë në zonë.
Nga ana tjetër operatorët turistik shprehen se edhe këtë vit janë detyruar që ta kryejnë vetë dezinsektimin duke shtuar kështu një kosto jo pak të vogël për ta.
Të kontaktuat nga Top Channel drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë ende nuk ka një datë fikse se kur do të kryhet dezinsektimi në këto zona, e ndërkaq sa të ketë një datë fikse dhe zhvillime nga Tirana insektet vijojnë të bëjnë kërdinë në bregdet duke krijuar kështu një impakt negativ tek pushuesit.
Top Channel