Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Tel Aviv, ku është takuar me themeluesin e CheckPoint, Gil Shwed.

Lajmi është bërë me dije nga vetë kreu i qeverisë, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale e ka konsideruar privilegj, takimin me “legjendën e teknologjisë së lartë të Izraelit”.

“Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”- tha Rama.

Top Channel