Nëndetësja e zhdukur, dëgjohen zhurma: Kanë vetëm dy ditë oksigjen

21/06/2023 08:14

Roja bregdetare amerikane konfirmoi një ekip shpëtimi kanadez ka diktuar “zhurma nënujore” në zonën ku janë përqendruar kërkimet për nëndetësen e zhdukur me pesë persona në bord, të cilët do të dërgoheshin në thellësitë e Oqeanit Atlanik për të parë mbetjet e Titanikut të fundosur atje në 1912-tën.

Duke cituar dokumente të brendshme të qeverisë amerikane, mediat në SHBA i përshkruajnë zhurmat në fjalë si “tinguj goditjesh”, cka ngjall shpresën se misioni për gjetjen e batiskafit kontaktet me të cilin u zhduken teksa zbriste në 3.800 metra thellësi, nuk është i pamundur.

Kapiteni amerikan, Jamie Frederick pohoi se në nisje, nëndetësja mund të ketë pasur rezerva oksigjeni për 96 orë. Komunikimi me batiskafin u ndërpre të dielën, kur ai ndodhej në zonën e Njufaundllendit në Kanada. Në bord gjenden miliarderi britanik, Hamish Harding dhe katër pasagjerë tjerë.

Kompania OceanGate që mundëson këtë udhëtim, u kërkon pasagjerëve 250.000 dollarë për t’i parë nga afër pjesët e fundosura të anijes së famshme. Pjesëmarrësit udhëtojnë rreth 595 kilometra me një anije të madhe, përmbi Titanik, dhe më pas nisin një zhytje tetorëshe me nëndetësen Titan, për të arritur në thellësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA