Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë Arman Allën, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Gjatë operacionit, shërbimet e Komisatiatit Nr. 2 kanë lokalizuar dhe ndaluan në një lokal në rrugën “Medar Shtylla”, 26 vjeçarin Alla, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendim të datës 14 mars 2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Top Channel