Shtatë mjete të tjera lundruese, 6 Jet ski dhe 1 skaf janë seksuestruar nga Vlora në Shëngjin, pasi u konstatuan në shkelje.

Në plazhin e Kunes në Shëngjin, ndëshkohen me gjobë 100 000 lekë secili tre persona pasi u konstatuan duke bërë manovra me mjete lundruese Jet Ski, në zonën e përcaktuar për pushuesit.

Gjithashtu janë gjobitur me 20 000 lekë  dy drejtues mjetesh lundruese që u konstatuan në Dhërmi dhe në Vlorë, për mos regjistrim të mjetit lundrues brenda afateve ligjore në fuqi.

Me 10 000 lekë janë gjobitur dy drejtues të tjerë mjetesh lundruese që u konstatuan në Shëngjin dhe në Durrës, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm në bordin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë monitorimit të hapësirës detare, në periudhën maj-qershor 2023, kanë sekuestruar 48 mjete të ndryshme lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, si dhe kanë proceduar me masa administrative drejtuesit e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e vazhdueshëm përgjatë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet për monitorimin e zonave ku lundrojnë mjetet lundruese dhe për verifikimin e dokumentacionit që nevojitet për përdorimin e tyre.

Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar 7 mjete lundruese (6 Jet Ski dhe 1 skaf), konkretisht: 1 në Dhërmi, 1 në Vlorë, 4 në Shëngjin dhe 1 në gjirin e Lalzit, Durrës.

Shërbimet e Policisë Kufitare do të vijojnë kontrollet gjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e dokumentacionit të mjeteve lundruese dhe të zbatimit të rregullave të lundrimit, nga përdoruesit e këtyre mjeteve. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që për çdo rast paligjshmërie që lidhet me përdorimin e mjeteve lundruese, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe ligjor.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA