Kryeministrin ukrainas: Nevojiten mbi 400 miliardë dollarë për rindërtim! Blinken: Fillimisht mund të japim vetëm 1.3 miliardë

21/06/2023 17:59

Gjatë takimit në Londër për rimëkëmbjen e Ukrainës, sekretari i përgjithshëm i SHBA-së, Antony Blinken, u takua me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, ku bënë edhe një bilanc dëmesh.

Shmyhal deklaroi se nevojiten mbi 400 miliardë dollarë për rindërtimin vendit, si pasojë e luftës shkatërruese.

“Ne shpresojmë për një bashkëpunim produktiv për t’i mbështetur dhe forcuar sanksionet edhe më shumë. Të paktën 411 miliardë dollarë nevojiten për rindërtim afatgjatë. Çdo ditë, Rusia po i shkakton humbje të reja Ukrainës dhe për fat të keq kjo shifër do të rritet”, tha Denys Shmyhal-Kryeministër i Ukrainës.

Nga ana tjetër Blinken njoftoi se SHBA-ja do të sigurojë 1.3 miliardë dollarë ndihmë të re ekonomike për Ukrainën. Sipas tij fokusi kryesor i rindërtimit të vendit do të jetë nevoja për energji dhe investimet në infrastrukturë.

“Ne do të investojmë mbi 520 milionë dollarë për të ndihmuar Ukrainën të riparojë rrjetin e saj energjetik, më shumë se gjysma e të cilit është shkatërruar nga Rusia. Përveç ndihmës sonë humanitare për zhvillimin ekonomik, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të investojnë në përpjekjet afatgjata të Ukrainës për të forcuar transparencën e qeverisjes”, Antony Blinken, Sekretar i Shtetit i SHBA.

Sekretari amerikan shtoi se mbështetja ndaj Ukrainës do të vijojë për sa kohë Rusia vijon sulmet. Tashmë lufta vijon prej më shumë se 16 muajsh, ndërsa vendi po përballet me pasoja të rëndë. Sulmet me raketa kanë shkatërruar ndërtesat, kryesisht të banimit, të cilat kanë lënë miliona ukrainas pa shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA