Krim në familjen shqiptare në SHBA, 49-vjeçari vret gruan e më pas veten (Emrat)

21/06/2023 21:53

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje shqiptare SHBA, ku 49- vjeçari i identifikuar si Arben Gllafce vrau gruan e tij 48-vjeçare, Arjana Gllafce, e më pas veten.

Çifti shqiptar jetonin në Fort Wayne, aty ku 49-vjeçari qëlloi disa herë bashkëshorten, përpara se të kthente armën mbi veten brenda një shtëpie në Huntertoën gjatë ditës së ​​dielë.

Të dy u gjetën brenda një shtëpie, pasi u thirr policia për ngjarjen e ndodhur. Kur oficerët arritën, ata gjetën Arjana Gllafcen dhe Arben Gllafcen tashmë të vdekur pasi me plagë të shumta.

Mjeku ligjor e cilësoi vdekjen e Arjana Gllafces si vrasje, e 13-ta në qark këtë vit, nga plagët e shumta me armë zjarri dhe e cilësoi vdekjen e Arben Gllafces si një vetëvrasje nga një plagë me armë zjarri.

Autoritetet njoftuan se familjarët e shqiptarëve janë njoftuar për vdekjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA