Irani thirrje Shqipërisë: Strehuat terroristët e MEK, korrigjoni gabimin

21/06/2023 13:48

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të korrigjojë gabimin e saj pasi mirëpriti organizatën terroriste MEK gjatë viteve të fundit.

Në një seri postimesh të postuara në Twitter, Kanaani përsëriti faktin se përveç Shqipërisë, asnjë vend tjetër në botë nuk ka pranuar të presë grupin terrorist, pasi u dëbua nga Iraku në shtator 2012.

“Për shkak të natyrës së tyre terroriste, MEK do të jetë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e atyre që e mirëpritën, prandaj qeveria iraniane i dëboi ata dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin,” tha Kanaani në një postim në Twitter.

“Shpresojmë që qeveria shqiptare të korrigjojë gabimin e saj në lidhje me strehimin e këtij kulti terrorist”, shtoi ai.

Kanaani tha gjithashtu u shpreh se autoritetet shqiptare njoftuan sekuestrimin e një numri pajisjesh elektronike dhe dronëve që anëtarët e MEK kishin përdorur për të gjurmuar dhe drejtuar aktivitetet e tyre terroriste.

“Ata thanë se me aktivitetet e tyre terroriste dhe kibernetike kanë shkelur marrëveshjen e vitit 2014 me Shqipërinë, e cila i lejoi ata të banonte në vend”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA