Njësia Horë -Vranisht që përmendet për blerje votash në dosje, bën pjesë tek fshatrat e Labërisë, ose siç e quajnë në Himarë, fshatrat përtej malit.

Me reformën territoriale këto fshatra u bënë pjesë e bashkisë së re të Himarës. Beleri kishte menduar të siguronte vota edhe në këto anë në mënyrë që të sigurohej përmbysja e madhe. Por, deklaratat e tij për helenizmi ishin parë me shqetësim në këto fshatra.

“Që të bëjë helenizmin në Himarë na shqetëson, se ne kemi problemin kombëtar, po këtu nuk ka bërë , nuk ka thënë asnjë lloj fjalie të tillë, ka ardhur njer këtu në Vranisht me 10-12 veta mbrapa të tij, në qendër të fshatit, s’di gjë pastaj nga ka punuar si ka punuar etj”, u shpreh kryeplaku, Aredin Shkurti.

“10 veta i vinin, nuk u bënë më asnjë, kanë ikë të gjithë jashtë shtetit, për bukën e gojës”, tha për Inside Story banori i Vranishtit.

Vranishti është një fshat që vetëm një rrugë e shtruar me asfalt i mungon që të mund të krahasohej edhe me Zvicrën për bukurinë natyrore. Në atë zonë, socialistët siguruan plot 84% të votave, një tregues se banorët I kanë rezistuar në masë ofertave të kandidatit të hetuar për blerje votash.

“Ja të ndërhyhej, të bëhej kjo xhadeja që erdhët lart e pe, ja ato të bëjnë këta, kush do e marri se ne… ne për socialisten kemi votuar kemi 30 vjet dhe s’na ka dhënë njeri një qindarkë, që hajde hidh votën që të na japësh”, u shpreh për Inside story një banore e zonës së Vranishtit.

“Ne kemi rrugën nga Hora e këtu problem, pse të mos bëhet kur është një rrugë e shtruar me bazament, s’ka ndonjë shpenzim të madh, të bëhet qendra e Vranishtit, sepse është fshat turistik”, tha banorja e Vranishtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA