Humb jetën punonjësi 35-vjeçar i një fasonerie në Krujë
21/06/2023 20:24
Një 35-vjeçar, punonjës i një fasonerie në Thumanë ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Dyshohet se punonjësi T. L., 35 vjeç, është goditur aksidentalisht nga një tranxhë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
“Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.”- njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel