Ferma e “rrezikshme” e ananasit në Kenia, rojet akuzohen se kanë vrarë dhjetëra persona

21/06/2023 19:15

Rojet e sigurisë në një fermë ananasi ‘Del Monte’ në Kenia , që furnizon shumicën e supermarketeve britanike, janë akuzuar për sulme brutale dhe vrasje të njerëzve të dyshuar për shkelje të tokës së tyre.

Një hetim i përbashkët nga Guardian dhe Byroja e Gazetarisë Investigative (TBIJ) ka zbuluar pretendime nga fshatarët për dhunë nga rojet në plantacion në katër vitet e fundit.

Plantacioni i madh, i cili vlerësohet të mbulojë të paktën 40 km katrorë, zonën e një qyteti të vogël, është rreth një orë me makinë nga kryeqyteti kenian, Nairobi. Ferma ka rrugë publike që kalojnë nëpër të dhe punëson 237 roje sigurie.

Rojet në fermë zakonisht janë të ‘armatosur’ me shkopinj druri të quajtur ‘rungus’ . Përdorimi i tyre është i ligjshëm në Kenia për shkak të rrezikut të vjedhjes me dhunë, kryesisht të rinjtë që shkojnë në grupe të organizuara për të vjedhur ananas, por pretendohet se përdorimi i dhunës nga rojet ka qenë i tepruar.

Përmasat e vjedhjes kanë rezultuar në përleshje me gardianët, të cilët edhe vetë janë plagosur, madje thuhet se njëri prej tyre ka humbur një sy pasi një gur është hedhur nga një hajdut.

Pretendimet për dhunë nga rojet e sigurisë së Del Monte gjatë disa viteve ngrenë pyetje serioze në lidhje me proceset e kompanisë dhe kujdesin e duhur në fermë.

Del Monte tha se i mori akuzat “jashtëzakonisht seriozisht” dhe ka nisur një hetim “të plotë dhe urgjent” mbi pretendimet.

Ferma është eksportuesi i vetëm më i madh i produkteve keniane në botë, por ka importues të cilët kanë pezulluar kontratat deri në përfundim të hetimeve.

Guardian dhe TBIJ hetuan katër vdekje që dyshohet se lidhen me rojet e sigurisë së Del Monte: John Rui Karia, 52 vjeç, Stephen Thuo Nyoike, 22 vjeç, u gjet i vdekur në rrugën që shkonte pranë fermës së Del Monte me qafën e prerë me tel pasi kishte vjedhur ananasin më 30 gusht të vitit të kaluar.  Pesë roje të Del Monte janë akuzuar për vdekjen e Bernard Murigi Ëanginye, 26 vjeç, i cili dyshohet se u rrah për vdekje në fermë në vitin 2019, sipas të dhënave të gjykatës. Trupi i tij u gjet në anë të rrugës pasi ai shkoi me një grup të rinjsh për të vjedhur ananasin. Pesë gardianët janë në burg në pritje të gjykimit për gati katër vjet, pa një datë të caktuar ende.

Gardianët janë akuzuar gjithashtu për brutalitete që datojnë që nga viti 2013. Trupi i Saidi Ngotho Ndungu, 27 vjeç, u gjet në digën e Del Monte një dekadë më parë.

Po ashtu, disa pasagjerë që udhëtonin me minibus që ktheheshin nga një festë më 25 shtator 2021, pretendojnë se u sulmuan nga rojet. Alice Ëambui, 67 vjeç, humbi djalin e saj Bernard Murigi, një punëtor që punonte në një gurore brenda fermës, në vitin 2019. Pesë nga rojet e fermës u akuzuan për vrasjen e tij. Ata u shkarkuan nga Del Monte, por katër vjet më vonë nuk ka ende asnjë shenjë të një gjyqi. Ajo tha: “Nuk ka fare drejtësi për Bernardin.”

Del Monte thotë se ka përmirësuar praktikat e saj të sigurisë dhe sigurisë që nga vdekja e Ëanginye në 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA