Babai nga Idaho vret 4 fqinjë pasi adoleshenti ‘iu ekspozua’ vajzave të tij minorene në SHBA (fotot)

21/06/2023 16:51

Një burrë nga Idaho që akuzohet se ka vrarë me armë katër fqinjë të tij tha sot se “i humbi mendja” pasi një nga viktimat kishte ekspozuar organet gjenitale para vajzave të tij minorene.

31 vjeçari Majorjon Kaylor, u arrestua dhe akuzua për katër vrasjet, teksa përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për masakrën e dy ditëve më parë.

Pak pas orës 19.00 policia ishte njoftuar se disa njerëz ishin qëlluar me armë në një kompleks banimi në Kellogg, Idaho, që rezultuan katër anëtarë të një familjeje.

Policia identifikoi viktimat si Kenneth Guardipee, 65 vjeç, bija e tij Kenna Guardipee, 41, dhe dy djemtë e saj Devin Smith, 18, e Aiken Smith, 16 vjeç.

Kaylor, jetonte në të njëjtën njësi banimi me viktimat dhe u arrestua pak pas ngjarjes si autor i dyshuar.

Policia tha se një javë më parë ishin paraqitur për një incident ku bashkëshortja e Kaylor, Kaylee Kaylor, deklaroi se Devin Smith kishte dalë para dritares së tij duke u masturbuar, kur ajo dhe të bijat ishin jashtë duke luajtur.

Në rastin fillestar nuk ishin bërë arrestime por prokurorët kishin kërkuar ngritje akuzash ndaj Smith për ‘ekspozim të turpshëm’, por kjo nuk kishte ndodhur dhe rasti nuk ishte bërë publik.

“Ne u paraqitën në vendngjarje dhje i dorëzuam prokurorit dokumentet për akuzën. Ne bëmë gjithçka mundën asokohe, askush nuk mund të parashikonte diçka të tillë”, tha kreu i policisë së Kellogg, Paul Twidt për incidentin.

Dy viktimat e rritura ishin gjetur me plagë arme në kokë, kurse Aiken Smith ishte qëlluar nga afër, dhe Devin disa herë po ashtu nga afër.

Arma e Kaylor ishte e përgjakur dhe me inde mishi, që konformon se kishte qëlluar viktimat nga afër.

Para vrasjeve Kaylor dhe gruaja e tij kishin bërë debat me nënën e Smith për sjelljen e tij dhe sipas rrjetit NBC News, Kenneth Guardipee nuk i merrte seriozisht pretendimet e fqinjeve.

Kaylor u tha hetuesve se ishte bërë “dyshues dhe i shqetësuar për fëmijët e tij,” duke thënë se Smith i persekutonte vajzat e tij me “akte lakuriqësie,” sipas rrjetit vendas KXLY.

Prokurori Ben Allen quante krimin “të tmerrshëm,” duke thënë se një prej viktimave ishte minoren dhe se Kaylor kishte pranuar vrasjet.

Nëse shpallet fajtor Kaylor, përballet me dënim të mundshëm me vdekje. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar më 3 korrik.

FOTO GALERI
1/5
31 vjeçari Majorjon Kaylor, u arrestua dhe akuzua për katër vrasjet, teksa përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA