Aleati kryesor i Putinit, Bjellorusia fillon stërvitjet! 10 ditë përgatitje për mobilizimin e rezervistëve

21/06/2023 12:42

Një nga aleatët kryesorë të Rusisë ka thënë se forcat e saj të armatosura po fillojnë 10 ditë “stërvitje mobilizimi” vjetore.

Ministria bjelloruse e mbrojtjes tha se stërvitjet kishin për qëllim vlerësimin se sa i përgatitur ishte vendi për të mobilizuar rezervistët.

Të gjithë burrat bjellorusë duhet të kryejnë shërbimin ushtarak dhe të qëndrojnë në rezervë pas përfundimit të tij. Edhe pse forcat bjelloruse nuk i janë bashkuar drejtpërdrejt luftës, vendi ka mbetur i lidhur ngushtë me Rusinë dhe ka lejuar Moskën të përdorë territorin e saj si pikënisje për pushtimin.

Ajo ka zhvilluar stërvitje të shpeshta ushtarake me Rusinë dhe gjithashtu ka lejuar Moskën të përdorë bazat e saj për stërvitje.

Në fillim të këtij muaji, raketat taktike bërthamore ruse u zhvendosën në territorin Bjellorusi, diçka që Vladimir Putin e përshkroi si një paralajmërim për Perëndimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA