Takimi me Li në Berlin/ Scholz thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë

20/06/2023 15:00

Udhëheqësi gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë më shumë ndikimin e saj mbi Rusinë për të ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë.

Për mediet, Scholz tha se Pekini nuk duhet të furnizojë me armë Rusinë dhe se lufta në Ukrainë nuk duhet të kthehet në një konflikt të ngrirë.

Kancelari gjerman i bëri këto komente sot në Berlin, pas bisedimeve dypalëshe me kryeministrin kinez Li Qiang.

Më herët, Kina ka thënë se dëshiron të veprojë si një negociator paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, por në Perëndim ka dyshime për ndihmat ushtarake të ofruara nga Pekini Moskës.

“Në një moment Kina pranoi të armatoste fshehurazi Moskën për luftën e saj në Ukrainë”, sipas dokumenteve të Pentagonit të bëra publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA