Macron-Meloni diskutojnë mbështetjen e përbashkët për Ukrainën

20/06/2023 08:50

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do të takohen sot në rezidencën zyrtare presidenciale, në Pallatin Elysee.

Kryeministrja Meloni do të vizitojë sot Parisin për të promovuar kandidaturën e Romës për organizimin e Expo 2030.

Expo 2030 është një panair botëror që do të mbahet në vitin 2030.  Vendet kandidate që do të mirëpresin Expo 2030 janë Koreja e Jugut (Busan); Itali (Romë); Ukrainë (Odesa); Arabia Saudite (Riad). Vendi pritës i Expo 2030 do të zgjidhet në vitin 2023 nga shtetet anëtare të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave (BIE).

“Marrëdhëniet dypalëshe që bashkojnë Francën dhe Italinë, kryesisht zbatimin e Traktatit të Quirinale, por edhe çështjet ne Bashkimin Evropian dhe mbështetja e përbashkët për Ukrainën, do të jenë temat kryesore në tryezën e bisedimeve”, sipas një deklarate të lëshuar nga presidenca franceze.

“Takimi, do të shërbejë për përgatitjen e samitit të NATO-s në Vilnius, më 11 dhe 12 korrik. Shkëmbimi i ideve do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar mbështetjen e përbashkët për Ukrainën për çështjet ushtarake, humanitare, ekonomike, diplomatike dhe gjyqësore”, thuhet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA