Të rinj të papunë/ Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Qeveria nuk ka asnjë politikë për të ndaluar emigracionin e tyre

19/06/2023 12:52

Numri i lartë i të rinjve që janë të papunë në Shqipëri, tregon se qeveria nuk ka politika efektive për ta, u shpreh deputetja Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë.

Sipas Tabakut, në vendin tonë, mesatarja e të rinjve që nuk janë as në punë as në shkollë, është sa dyfishi i mesatares së Europës.

“Asgjë në vetvete nuk e ndryshon thelbin apo faktin që sot pjesa më e madhe e të papunëve janë të gjithë të rinj. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë që 17.000 persona që kanë hyrë në tregun e punës në tremujorin e fundit janë të moshës mbi 65 vjeç. Prandaj duhet të ngremë pikëpyetje mbi efektivitetin e këtyre skemave nga ana e ministrisë. A ka menduar Ministria diçka që lidhet me stimulimin e sektorëve që sot janë sektorë të kërkuar, p.sh. teknologjia e informacionit, mbështetja e bizneseve në këtë fushë, agroturizmi apo turizmi në përgjithësi, që mund të jenë sektorë që mund të ketë pak më shumë kërkesë se për të tjerët, përsa i përket skemave të garancisë i referohem këtu”, tha Tabaku.

Deputetja këkroi masa të gjera për të penguar largimin në masë të të rinjve.

“Duhet ta shikojmë më gjerë sesa ndryshime të një ligji që ka ardhur pak vite më parë, është ndryshuar, po kërkoni të ndryshohet sërish sepse skema, fondi i garancisë nuk po funksionon.

Nëse është e nevojshme ndryshimi për të përfituar nga fondet e IPA III për Ballkanin Perëndimor për punësimin e miratojmë që të gjithë bashkë, por unë besoj që duhet të kuptoni që këtu ka nevojë për një strategji punësimi inovatore, sepse këta të rinj që 1 në 3 është pa punë dhe pa shkollë, 1 në 3 largohet nga Shqipëria duhet të jenë një këmbanë alarmi për qeverinë. 

Këto skema qartësisht nuk kanë rezultat optimist pasi vetëm kanë 4.000 të punësuar në vit. Çfarëdo skeme që të bëni me 4.000 veta të punësuar në vit nuk I jep zgjidhje probleme të punësimit, ka lidhje me tregun, me konkurrencën, ka lidhje me meritokracinë në sektorin publik dhe privat, pra ka diçka që nuk funksionon”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA