Pyetjet e opozitës për Vlora Hysenin/ Salianji pas anulimit të mbledhjes te “Siguria”: S’ka mësues fshati që na mbyll gojën

19/06/2023 13:47

Pas anulimit të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë me drejtuesen e SHISH, Vlora Hysenin, deputeti Ervin Salianji akuzon mazhorancën se kërkon të trajtojë si pronë të vetën komisionin.

“Drejtuesi i komisionit dhe PS mendon siç mendon me njerëzit, mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision”, u shpreh demokrati.

Në deklaratën për mediat, Salianji përsëriti shqetësimet e opozitës lidhur me veprimtarinë e Vlora Hysenit.

Pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës.

Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd.

Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS.

Shqetësimi i katërt ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur, po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion”.

Mbledhja u mbyll, por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës, theksoi deputeti.

“Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5-vjeçare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA