Një gjobë administrative prej 30 mijë eurosh është vendosur për 63-vjeçarin nga Greqia, i cili ka lidhur dhe tërhequr zvarrë një dhi me makinën e tij.
Njëkohësisht kundër tij është ngritur një padi për shkelje të legjislacionit për mirëqenien e kafshëve.
Autori i abuzimit me kafshën është një 63-vjeçar nga Zakynthos, Greqi sipas të dhënave të mbledhura nga autoritetet e policisë lokale.
Ngjarja ka dalë në dritë pas një ankese nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dhe pas videos së realizuar nga një turist, të cilën e ka postuar në një faqe në rrjetet sociale.
Shumë shpejt autoritetet arritën të identifikonin autorin e abuzimit me kafshën.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në Muzaki. Hetimet paraprake për rastin po kryhen nga Departamenti i Policisë së Zakynthos.
Top Channel