Shkarkohet producenti amerikan që quajti Biden ‘aspirant për diktator’ (fotot)

17/06/2023 16:25

Alexander Mccaskill, ish-redaktori i programit politik ‘Tucker Carlson Tonight’ në rrjetin FosNews, ka hartuar një koment ku presidenti Biden quhet ‘aspirant për diktator’ që kërkon të arrestojë rivalët e tij politikë.

Një ditë pas episodit rrjeti i djathtë amerikan Fox News në pronësi të manjatit ndërkombëtar Rupert Murdoch, njofton se nuk bashkëpunon më me producentin Alexander Mccaskill.

Emri i Mccaskill është përmendur më parë dhe në pasinë e ngritur kundër programit “Tucker Carlson Tonight” nga Abby Grossberg për “kulturë diskriminuese dhe njollosje të figurave të administratës Biden.

Mbetet ende e paqartë arsyeja e largimit të tij nga Fox News pasi rrjeti ende nuk ka komentuar për çështjen me mediat.

Por para tij dhe prezantuesi i njohur Tucker Carlson – u shkarkua nga FoxNews pas një marrëveshje milionere pagese, me argumentimin se “kishte promovuar ankesat e Donald Trump në zgjedhjet e 2020 për sistemin elektronik të votimit”.

Tucker komentonte dje largimin e ish-shefit të tij nga rrjeti: “Më pak se 24 orë pas kësaj ai kishte dhënë dorëheqjen, pasi kishte punuar për më shumë se një dekadë te Fox”.

Carlson vijonte më tej: “Ai konsiderohej nga më të aftët aty, dhe kishte ofruar të qëndronte në punë dhe për dy javë siç ndodh zakonisht, por ata i thanë të pastronte tavolinën e të largohej menjëherë”.

Carlson sugjeronte më tej në komentet se pretendimet e Mccaskill për Biden ishin pak e shumë të sakta.

“Sigurisht që Joe Biden nuk është një aspirant për diktator, vetëm se ai po përpiqet të fusë në burg kandidatin e tij rival për një krim që nuk ka kryer, dhe kjo do të thotë se ka impulse totalitare.”

Mccaskill besohet se është autori editorialit të rrjetit pas njoftimit të arrestimit të Trump, ku Biden quhet “aspirant për diktator” që kërkon “të arrestojë rivalin e tij politik”.

Komenti ishte dënuar nga Shtëpia e Bardhë  e cila tha se Fox News po përsëriste fjalët e Trump i cili pretendonte se presidenti është përgjegjës për akuzat me të cilat po përballet aktualisht.

FOTO GALERI
1/5
Ne kete 'strishe' te FoxNews' presidenti quhet 'aspirant per diktator ...

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA