“Emigrantët janë hajdutë”: Përjashtohet deputeti i partisë së Mitsotakis!

17/06/2023 18:54

Mjaftoi një koment denigrues për emigrantët që partia e Kyriakos Mitsotakis të vendoste përjashtimin e deputetit Spilios Kriketos nga radhët e saj.

Vendimi i ashpër vjen në kohën kur Mitsotakis po kërkon mandatin e dytë në zgjedhjet e javës që vjen.

Duke u nisur nga tragjedia e anijes me emigrantë të fundosur pranë brigjeve greke, edhe pse e dënoi humbjen tragjike të jetëve përfshirë ato të fëmijëve, Kriketos u shpreh gjatë një interviste për kanalin Kontra në YouTube se Greqia “nuk mund të tolerojë më shumë të ardhur”, ndërsa i akuzoi emigrantët për vjedhje.

Fill pas kësaj interviste, ai u përjashtua nga radhët e Nea Demokracia.

“Mendimet, si ato të shprehura nga Spilios Kriketos nuk kanë vend në partinë tonë. Deklaratat të urrejtjes dhe raciste nuk janë pjesë e vlerave të forcës tonë politike”, thuhet në deklaratën e saj. Rojet bregdetare greke po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga fundosja e anijes që mori 78 jetë njerëzish, megjithatë shpresat për të gjetur ende dikë gjallë zbehen “çdo minutë”.

Mitsotakis doli i pari në zgjedhjet e muajit maj, por ai nuk arirti të siguronte një shumicë të qartë parlamentare. Ish-qeveria greke u udhëhequr prej tij ka ndjekur një politikë shumë te rrepta ndaj emigracionit, të përqëndruar në “sigurinë” dhe mbylljen e kufijve.

Mediat greke dhe organizatat joqeveritare vazhdimisht e kanë akuzuar Greqinë për dëbime “të paligjshme” të emigrantëve në Detin Egje, akuzë kjo të cilën Athina zyrtare nuk e ka pranuar asnjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA