Viktor Orban në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje mes Shqipërisë dhe Hungarisë

16/06/2023 12:20

Viktor Orban kryeministër i Hungarisë, nga vizita në Tiranë bashkë me kryeministrin Edi Rama, u angazhuan në çuarjen përpara të bashkëpunimit ekonomik.

“Kryeministri Orban shtytës kryesor i investimeve. Jemi tërësisht të kënaqshëm për cilësinë e lartë që kanë sjellur për respektin dhe nevojave të vendit. Duam më shumë kompani hungareze për energjinë dhe turizmin”, tha Rama.

“Kapacitetet, konkurrenti i Europës mund të themi se është në rënie e sipër.  Rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan, nuk gjenden në vende të tjera të Europës. Dëgjova me shumë gëzim vlerësim që bëri zoti kryeministër për sa i përket investimeve hungareze në Shqipëri.  Turizmi përbën 15% të prodhimit të brendshëm në Hungari.   Jemi shumë të gëzuar nëse kemi mundësinë ta ndajmë përvojën tonë në këtë fushë me ju sepse Hungaria ka një strategji të veçantë në këtë fushë dhe këtu nënkuptoj pikërisht politikat e Hungarisë lidhur me investimet e turizmit në Shqipëri.  Unë  i kërkova zotit Kryeministër që të vijnë edhe investues shqiptarë në Hungari. Do të donim të shikonim në Hungari veprimtari të bizneseve shqiptare”, tha Orban.

Kryeministri Orban e vlerësoi iniciativën e Ballkanit të Hapur.

“Ne e kemi përgëzuar shumë edhe Ballkanin e Hapur, projektin e Ballkanit të Hapur sepse edhe përsa i përket zgjerimit të Shengenit nuk duhet të pritet që të formalizohet ky zgjerim. Europa nuk është në një gjendje të mirë sot. Do të paguajmë një çmim shumë të lartë nëse nuk do të anëtarësohen vendet e Ballkanit, duhej bërë dje, jo sot dhe jo nesër”, tha Orban.

Për situatën në Kosovë kryeministri Edi Rama deklaroi: “Është imediate nevoja, domosdoshmëria, urgjenca që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu, kanë hyrë atje, janë marrë këtu apo janë gjendur atje, për të cilat KFOR-i nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet, tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim dhe edhe nëse do të supozonim që kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja e vijës së kufirit, ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi.”

Zgjidhja e përbashkët tha kryeministri Edi Rama është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euro-atlantike.

“Konjukturat mund të ndryshojnë, dinamikat mund të ndryshojnë dhe pastaj mund të hyjmë në një tjetër kohë të gjatë në histori ku nuk do kemi zgjidhje. Unë jam 100% i fokusuar tek kjo zgjidhje. Të tjerat, po e përsëris, mund të jenë pilula ekzaltimi për ata që e identifikojnë veten si patriotë në luftëra imagjinare, por nuk sjellin asgjë përveç zhgënjimit, boshllëkut, humbjes së kohës dhe, larg qoftë, dhe të mundësisë”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Orban dha një përgjigje të shkurtër për atë që është duke ndodhur në Kosovë.

“Javën tjetër do të kemi një takim bilateral me Beogradin, pra hungarez dhe serb dhe shpresoj që kjo çështje deri atëherë do të zgjidhet”, tha Orban.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA