19/11 22:49
Një media greke ka publikuar momentet e fundit të peshkarexhës me rreth 750 persona në bord, para se të fundosej.
Një peshkarexhë e mbushur që besohet se mbante rreth 750 njerëz, duke përfshirë rreth 100 fëmijë, u përmbys kur një anije e rojës bregdetare greke filloi ta tërhiqte atë në vend të sigurt.
105 persona u shpëtuan dhe deri më tani 78 persona janë konfirmuar të vdekur. Të premten në mëngjes autoritetet greke thanë se një kërkim gjatë natës për të zhdukurit nuk arriti të gjente askënd.
Peshkarexha po udhëtonte nga Libia në Itali dhe përfundoi në Pylos në Greqi. Greqia ka arrestuar 12 trafikantë egjiptianë të dyshuar duke shtuar se mund të arrestojë më shumë në orët dhe ditët në vijim.
Top Channel