Një 36-vjeçar që shpërndante drogë në qytetin e Korçës janë arrestuar nga policia.

3 ditë më parë, u finalizua operacioni “Night sales”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në qytet, posedonin armë zjarri dhe kultivonin fidanë narkotikë, në banesë.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Night sales 2” u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në Korçë.

Ai shpërndante doza të lëndëve narkotike, në qytetin e Korçës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin  dhe më pas në banesën e 36-vjeçarit, u gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga veprimtaria kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA