Protesta për dëbimin e familjes palestineze nga shtëpia në Jeruzalemin Lindor (fotot)

16/06/2023 19:18

Palestinezë dhe aktivistë izraelitë të të drejtave kanë protestuar sot për dëimin e planifikuar të një familjeje palestineze nga shtëpia e tyre në qytetin e vjetër të Jeruzalem.

Janë disa familje të zonës Laban që numërojnë ditët deri në zbatimin e një urdhri të vjetër për dëbimin e tyre, sipas të cilit lagjia e vjetër muslimane do të zbrazet për t’i lënë vend kolonëve të rinj izraelitë.

Shumë familje palestineze në Jeruzalemin lindor i tremben urdhrave të tilla arbitrarë të autoriteteve izraelite, edhe pse kolonitë e reja konsiderohet të jashtëligjshme nga komuniteti ndërkombëtar.

Në pamje shiheshin forca të shumta siguria që ndërhynin sot në lagjen tashmë të përzier me muslimanë dhe kolonë, teksa aktivistë izraelitë të të drejtave dënonin dëbimin.

Dëbime të tilla kanë ndodhur edhe më parë teksa në disa raste palestinezët i kanë zbrapsur ato me rezistencë ekstreme.

Izraeli ka pushtuar Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor pas luftës së 1967, edhe pse aneksimi nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Palestinezët e konsiderojnë Jeruzalemin lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre por konflikti më i rëndë i Lindjes së Mesme nuk duket se ka tendencë për t’u shuar.

FOTO GALERI
1/6
Në pamje shiheshin forca të shumta siguria që ndërhynin në lagjen tashmë të përzier me muslimanë dhe kolonë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA