Problemi i drogave prek çdo gjë e këdo, thotë në raport agjencia e BE (fotot)

16/06/2023 19:37

Aksesi ndaj kanabis, kokainës e heroinës po bëhet gjithnjë e më i thjeshtë në Evropë, ashtu si dhe prodhimi tyre lokal, paralajmëronte sot Agjencia e BE për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë.

Drejtori i agjencisë Alexis Goosdeel tha se problemi është i gjerë dhe përfshin çdo aspekt të jetës.

“Për të karakterizuar situatën mund të përdorim tre fjalë kyçe, kudo, këdo dhe çdo gjë. Nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë droga e substanca me fuqi të lartë veprimi dhe çmime të ulëta. Në të njëjtën kohë çdo sot bëhet ose përdoret si objekt i krijimit të varësisë”, tha Goosdeel.

Në konferencën e shtypi ai shoqërohej nga komisionerja e punëve të brendshme të BE, Ylva Johansson, e cila në të njëjtën linjë ngriti alarmin për përdorimin e substancave stimuluese të jashtëligjshme.

“Drogat dëmtojnë shëndetin e njerëzve, dëmtojnë shoqërinë, ndërsa kriminelët përdorin fitimet e trafikut për të blerë njerëzit dhe zyrtarët e policisë, si dhe për të blerë vrasje”.

Ata shtonin se kërkohen zgjidhje të reja për epideminë e drogave në zgjerim, por pa dhënë ide konkrete.

Drejtori Goosdeel tha më tej: “Duhet të rikrijojmë zgjidhjet e reagimet tona, sepse bota po ndryshon dhe substancat po ndryshojnë, e bashkë me to dhe lëndimet e rreziqet e tyre.”

FOTO GALERI
1/2
Në konferencën e shtypi Alexis Goosdeel i shoqërohej nga komisionerja e punëve të brendshme të BE, Ylva Johansson, e cila në të njëjtën linjë ngriti alarmin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA