Kryebashkiakët francezë në protestë ndaj shkurtimeve drastike të financave prej qeverisë (fotot)
19/11 18:58
Një tjetër anije me emigrantë të paligjshëm është identifikuar në Pylos të Greqisë.
Një velierë me rreth 80-100 klandestinë në bord është lokalizuar në jug të Peloponezit, 100 milje prej brigjeve të Pylos, sipas informacioneve paraprake.
Veliera u identifikua prej rojes bregdetare italiane dhe menjëherë u njoftua Frontex dhe roja bregdetare greke. Në zonë po shkojnë anije shpëtimi dhe një helikopter i marinës, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Ndërkohë, veliera nuk ka kërkuar ndihmë dhe vazhdon normalisht lundrimin.
Tri ditë më parë, në të njëjtën zonë, një peshkarexhë me qindra klandestinë në bord u fundos. 78 të mbytur, 104 të shpëtuar dhe qindra të zhdukur është bilanci i asaj tragjedie.
Top Channel