
24/02 23:02
Numri i ushtarëve rusë të vrarë gjatë luftës në Ukrainë është shumë më i lartë se shifrat zyrtare të publikuara nga Moska.
Një hetim nga BBC zbuloi se rreth 25,000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë.
Numri është katërfishi i shifrës zyrtare të publikuar nga Moska.
Ndërsa në fillim të pushtimit rus ishin ushtarë profesionistë të trajnuar që po vdisnin, hulumtimi i tyre sugjeron se viktimat tani janë kryesisht luftëtarë më të vjetër, me pak trajnim.
Shumë prej tyre janë rekrutuar nga burgjet nga grupi mercenar Wagner.
Top Channel