Ministrja gjermane i bashkohet thirrjes së aleatëve: Kosova dhe Serbia të qetësojnë situatën

16/06/2023 18:26

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i kërkoi Serbisë dhe Kosovës që të qetësojnë situatën e tensionuar shumë së fundmi. Teksa iu bashkua thirrjes së aleatëve, fokusi i deklaratës mbeti plotësimi i kushteve.

“Situata është jashtëzakonisht e tensionuar edhe në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës, që menjëherë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të qetësuar këto situata të pasigurta”, tha ajo.

Gjatë një konference në Berlin, me homologun e saj boshnjak Elmedin Konakoviç, ajo riktheu në fokus kërkesën e Bashkimit Europian për lirimin e tre policëve të Kosovës që u arrestuan së fundmi nga Serbia.

“Si BE, këtë e shprehëm shumë qartë në deklaratën e 3 qershorit. Një nga hapat e parë të rëndësishëm përfshin lirimin pa kushte të 3 policëve kosovarë të arrestuar së fundmi nga Serbia. Ashtu si ne, njerëzit në të dy vendet kanë të drejtën për perspektivë dhe një të ardhme të mirë. Dhe e gjithë kjo është penguar nga konflikti për një kohë të gjatë”, shtoi më tej.

Në përfundim të fjalës së saj, ministrja shprehu se konflikti ka ngadalësuar të gjitha këto për një kohë të gjatë perspektivat e vendeve për një të ardhme më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA